Zafir Berisha s’sheh mundësi për krijim të Qeverisë: Më afër janë zgjedhjet e reja
Zafir Berisha, nga Nisma Socialdemokrate, thotë se vendi ka më shumë gjasë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sesa të formohet qeveria e re. Sipas Berishës, në zgjedhjet e 9 shkurtit janë bërë manipulime të votave. Ish-deputeti kosovar konsideron se me procesin zgjedhor duhet të merret Prokuroria e Shtetit. ”Zgjedhjet e 9 shkurtit përveqse kanë

Zafir Berisha, nga Nisma Socialdemokrate, thotë se vendi ka më shumë gjasë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sesa të formohet qeveria e re.
Sipas Berishës, në zgjedhjet e 9 shkurtit janë bërë manipulime të votave. Ish-deputeti kosovar konsideron se me procesin zgjedhor duhet të merret Prokuroria e Shtetit.
”Zgjedhjet e 9 shkurtit përveqse kanë “prodhu” lënd për prokurorin e shtetit, ato kanë bunkerizu partit në pozicione të tyre, nga ku Kosovën e sheh më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme se formimin e qeverisë”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Kosova më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme , se formimit të qeverisë!
Pak orë pasi u dha rrezultati preliminar për zgjedhjet e 9 shkurtit pata shkru:
“Të hipnotizuar nga një skizofren, një grumbull “ajvanash” me 9 shkurt e humbën mundësin që të fitoj Kosova dhe e futën vendin me një udhëkryq!”
Sot, është mëse e qartë se ndryshimet ligjore për zgjedhjet e parlamentare kanë bër një regres në këtë preces demokratik, ku me të drejtë zgjedhjet e 9 shkurtit mund të llogariten si zgjedhje më të manipuluara dhe korruptuara që nga pas lufta, duke ja kaluar për të keq edhe zgjedhjeve të 2010, për të cilat kemi mendu se do të mbeten një histori e keqe dhe e papërsëritur.
Zgjedhjet e 9 shkurtit përveqse kanë “prodhu” lënd për prokurorin e shtetit, ato kanë bunkerizu partit në pozicione të tyre, nga ku Kosovën e sheh më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme se formimin e qeverisë.