Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi

Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können sprechen – Ndjenjat mund të flasin” The post Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi appeared first on Albinfo.

Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi

Me krenari të veçantë njoftohet publikimi i librit të dytë nga autorja e re dhe shumë premtuese, Zamfina Rexhaj, e cila me vetëm 26 vjeç po i jep letërsisë shqiptare dhe gjermane një frymë të re dhe të ndjerë. Libri i saj më i fundit, “Gefühle können sprechen – Ndjenjat mund të flasin”, është një koleksion poezie që ndërthur bukur dy botë – atë gjermane dhe shqiptare – për të treguar ndjenjat që nuk njohin kufij gjuhësorë apo kulturorë.

Pas suksesit të saj të parë me librin “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit”, ku autorja trajtoi kujtimet e dhimbshme dhe të paharrueshme të Luftës së Kosovës në vitin 1998, ky botim i dytë eksploron hapësirat më intime të shpirtit njerëzor. Me poezi të shkruara në gjermanisht dhe shqip, ajo dëshmon se gjuha e zemrës dhe e origjinës mbeten gjithmonë të pranishme, pavarësisht distancës gjeografike apo kohës.

“Ky libër është dëshmia ime personale që gjuha e atdheut nuk harrohet kurrë,” thotë Zamfina Rexhaj. “Edhe pse jam rritur këtu, në Zvicer, ndjenjat dhe rrënjët e mia shqiptare kanë mbetur gjithmonë pjesë e imja, dhe kjo është ajo që kam dashur të ndaj me lexuesit përmes këtij libri”.

“Gefühle können sprechen – Ndjenjat mund të flasin” nuk është thjesht një libër poezie, por një urë lidhëse mes brezave dhe kulturave. Poezitë e saj flasin për dashurinë, dhimbjen, nostalgjinë dhe fuqinë e kujtimeve, të gjitha të përkthyera me përpikëri dhe dashuri në të dyja gjuhët. Ky dualizëm gjuhësor është një homazh për trashëgiminë shqiptare të autores dhe jetën e saj në Zvicer, duke reflektuar identitetin e saj të dyfishtë.

Për të rinjtë, suksesi i Zamfinës është një frymëzim që tregon se asgjë nuk është e pamundur me përkushtim dhe dashuri për artin. Të kesh botuar dy vepra letrare në moshën 26-vjeçare është një arritje e jashtëzakonshme, veçanërisht kur këto vepra bartin mesazhe kaq të fuqishme dhe personale.

Rreth autores: Zamfina Rexhaj, e lindur në Zvicër me origjinë nga Istogu, është një autore e re dhe premtuese, e cila po lë gjurmë në letërsinë dygjuhësore. Përveç pasionit për shkrimin, ajo punon si mësuese në një shkollë profesionale në Cyrih dhe ka përfunduar studimet në drejtësi. Shtëpia botuese: Books on Demand GmbH In de Tarpen 42 22848 Norderstedt Kontakt: Zamfina Rexhaj Scheuergasse 4a 5210 Windisch +41762256220

The post Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi appeared first on Albinfo.