ZANIOLO I MBYLL DYERT MILANIT! Kurrë nuk kam pasur dëshirë të largohëm nga udinese!

ZANIOLO I MBYLL DYERT MILANIT! Kurrë nuk kam pasur dëshirë të largohëm nga udinese!

Nicolo Zaniolo ka mohuar se ka pasur dëshirë të transferohet te Milani gjatë verës, duke konfirmuar se synimi i tij ka qenë gjithmonë të vazhdojë aventurën te Udinese.

Emri i sulmuesit italian është lidhur vazhdimisht me AC Milanin gjatë viteve të fundit, ndërsa vera e fundit dukej si një mundësi konkrete që palët të bashkonin rrugët.

Pas raportimeve se Zaniolo mund të largohej nga Udinese, Milani u përmend si një nga kandidatët kryesorë për transferimin e tij, pasi kuqezinjtë kërkonin përforcime për repartin ofensiv, transmeton ORAinfo.

Megjithatë, transferimi nuk u realizua dhe futbollisti vendosi të rinovojë kontratën me klubin nga Udine.

Në një intervistë për mediat italiane Calciomercato dhe Goal, Zaniolo foli për verën e trazuar dhe arsyet që e bindën të qëndronte te Udinese.

“Ishte një verë disi e trazuar, e cila më bëri të reflektoja dhe të kuptoja vërtet se çfarë dëshiroja. Synimi im ka qenë gjithmonë të qëndroj këtu, sepse jam ndier shumë mirë. Udinese është si një familje për mua. Më kanë mirëpritur, më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar në çdo mënyrë”, deklaroi italiani.

Zaniolo theksoi gjithashtu se ndien një lidhje të veçantë me klubin dhe është mirënjohës për besimin që i është dhënë.

“Kam një ndjenjë të madhe përkatësie dhe mirënjohjeje ndaj këtij klubi. Në futboll ka shumë dinamika kontraktuale. Pati një negociatë të vogël, por fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë”, u shpreh ai.

Sa u përket interesimeve nga klubet e mëdha, futbollisti theksoi se këto spekulime janë normale pas një sezoni të mirë, por se dëshironte të dëgjonte fillimisht drejtuesit e Udineses.

“Kur ke një sezon pozitiv, është normale që të përmendesh në lidhje me klubet e mëdha. Por unë dëshiroja të dëgjoja fillimisht Udinesen. Ata kishin qëllim të më mbanin dhe tani më takon mua që ta shpërblej besimin e tyre në fushën e lojës”, përfundoi Zaniolo.

Kështu, pavarësisht zërave që e lidhën me fanellën kuqezi, Zaniolo ka zgjedhur të qëndrojë te Udinese, duke lënë të qartë se prioriteti i tij nuk ka qenë transferimi te Milani, por vazhdimësia në klubin që i ka dhënë besimin e tij. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.