Zbulohen uniforma ushtarake serbe dhe predha në veri të vendit

Policia e Kosovës ka zbuluar uniforma ushtarake me emblema të forcave serbe dhe predha anti-tank në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jarinje të Poshtme në Mitrovicë të Veriut. Siç bëjnë të ditur organet e rendit, në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë i dyshuar apo dëshmitar. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili

Zbulohen uniforma ushtarake serbe dhe predha në veri të vendit
Zbulohen uniforma ushtarake serbe dhe predha në veri të vendit

Zbulohen uniforma ushtarake serbe dhe predha në veri të vendit

Policia e Kosovës ka zbuluar uniforma ushtarake me emblema të forcave serbe dhe predha anti-tank në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jarinje të Poshtme në Mitrovicë të Veriut.

Siç bëjnë të ditur organet e rendit, në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë i dyshuar apo dëshmitar. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

“Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.