Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Bernard Hulme ka prekur zemrat e spektatorëve me një rrëfim emocional në Prime-in e së martës. Bernardi tregoi sfidat e jetës së tij, duke rrëfyer ngjarjen e tmerrshme kur ishte abuzuar seksualisht në moshën 10 vjeçare. Pas kësaj ai tregoi se si kishte vazhduar jetën deri te…

Bernardi tregoi sfidat e jetës së tij, duke rrëfyer ngjarjen e tmerrshme kur ishte abuzuar seksualisht në moshën 10 vjeçare. Pas kësaj ai tregoi se si kishte vazhduar jetën deri te krijimi i familjes dhe njohja me partnerin e ri.
Mes tjerash, banori thekson se në moshën 37 vjeçare e kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.
“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu si je”, tha ai për partnerin.
Në rrjet tashmë kanë qarkulluar disa fotografi të tyre të përbashkëta, ku edhe zbulohet portreti i të dashurit.
Konkurrenti nga ana tjetër theksojmë se është baba i dy fëmijëve.