Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky ka paralajmëruar se Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti. “Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”, citohet të ketë thënë Zelensky. Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar […] The post Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore appeared first on Albinfo.

Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky ka paralajmëruar se Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti.

“Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”, citohet të ketë thënë Zelensky. Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i (Vladimir) Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, ka thënë ai për CBS, transmeton albinfo.ch.

“Nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për (askënd)”, shtoi ai.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, , ka kërkuar të mbajë kanalet diplomatike të hapura me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.

I pyetur për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff u përgjigj: “Unë thjesht nuk shoh se ai dëshiron të marrë të gjithë Evropën”.

The post Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore appeared first on Albinfo.