Zelensky: Operacioni Kursk mund të bëhet një pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se operacioni në rajonin e Kurskut mund të bëhet një pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave. “Nesër bëhen saktësisht gjashtë muaj nga operacioni në drejtimin e Kurskut. Një operacion shumë i rëndësishëm. Do të shihni kur të arrijmë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës, çfarë kushtesh do [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se operacioni në rajonin e Kurskut mund të bëhet një pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave.
“Nesër bëhen saktësisht gjashtë muaj nga operacioni në drejtimin e Kurskut. Një operacion shumë i rëndësishëm. Do të shihni kur të arrijmë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës, çfarë kushtesh do të kenë rusët për Ukrainën në lidhje me rajonin e Kurskut”, tha Zelensky pas një takimi me sekretarin e jashtëm britanik, David Lammy.
Ai vlerësoi se operacioni ukrainas në Kursk ishte një “hap shumë i rëndësishëm”.
“Nuk më pëlqen të harxhoj fjalë si ‘historike’. Lufta e Ukrainës është padyshim një rrugë historike, dhe kjo është arsyeja pse nuk do të flas për këtë operacion. Por sigurisht që ishte shumë i rëndësishëm. Dhe u jam mirënjohës të gjithë ushtarëve që mbrojnë territorin tonë, duke përfshirë edhe falë operacionit Kursk”, tha Zelensky.
Ai theksoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës po mbajnë një situatë të qëndrueshme atje dhe do të “vazhdojnë ta bëjnë këtë”.
Sipas tij, disa objekte të rëndësishme ushtarake ruse në Kursk u goditën nga armë me rreze të gjatë.
“Dhe këta janë hapa shumë seriozë. Janë të rëndësishëm. Dhe mendoj se në të ardhmen e afërt nuk do të mund të na largojnë nga ky territor. Ky operacion, si një magnet, po mban sot 60 mijë ushtarë të tyre në këtë drejtim”, tha Zelensky.
Ai theksoi se operacioni në Kursk mundësoi stabilizimin e situatës në rajonin e Kharkiv./abcnews.al