Zelensky: Putin ka frikë nga negociatat për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Vladimir Putin kishte “frikë” nga negociatat për përfundimin e luftës. Sipas Zelenskyt, presidenti rus përjashtoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta, shkruan The Guardian. “Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për [...]Read More...

Zelensky: Putin ka frikë nga negociatat për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Vladimir Putin kishte “frikë” nga negociatat për përfundimin e luftës.

Sipas Zelenskyt, presidenti rus përjashtoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta, shkruan The Guardian.

“Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën”, theksoi Zelensky.

Putin të martën përjashtoi mundësinë që të fliste drejtpërdrejt me Zelensky, të cilin ai e quajti “të paligjshëm” sepse zgjedhjet nuk janë mbajtur që kur Rusia filloi luftën.

Për shkak të luftës, Ukraina është nën ligjin ushtarak, gjatë së cilës kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zgjedhje. Ukraina ka paralajmëruar që të mos përjashtohet nga çdo bisedë paqeje midis Rusisë dhe SHBA-së, duke akuzuar Putinin se dëshiron të “manipulojë” Donald Trump, presidentin e SHBA./abcnews.al