Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara si ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara si ruse. “Ne nuk do të njohim asnjë territor të pushtuar nga Rusia. Ky është një fakt. Njerëzit tanë luftuan për këtë, heronjtë tanë dhanë jetën… Pra, askush nuk do ta harrojë këtë. Kur them se askush nuk do [...]Read More...

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara si ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara si ruse.

“Ne nuk do të njohim asnjë territor të pushtuar nga Rusia. Ky është një fakt. Njerëzit tanë luftuan për këtë, heronjtë tanë dhanë jetën… Pra, askush nuk do ta harrojë këtë. Kur them se askush nuk do ta harrojë, këto janë vijat tona kryesore të kuqe”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu vuri në dukje se shteti nuk do të lejojë askënd të harrojë këtë krim kundër Ukrainës.

Udhëheqësi ukrainas theksoi se nëse Rusia refuzon propozimet e paraqitura gjatë takimit të delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Jeddah, Kievi po mbështet në hapat e fortë të SHBA-së për të ushtruar presion ndaj Rusisë.

/abcnews.al/