Zelesky, bisedë telefonike me Ramën/ Presidenti ukrainas: E ftova kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në X, Zelensky u shpreh se e informoi Ramën për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. “Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe [...]Read More...

Zelesky, bisedë telefonike me Ramën/ Presidenti ukrainas: E ftova kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në X, Zelensky u shpreh se e informoi Ramën për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan Zelensky në X.

I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.

I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally…

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025