Zeqirija Ibrahimi: VLEN-i është treguar zemërgjerë me Aleancën për Shqiptarët
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se VLEN-i me ofertën e fundit ndaj Arben Taravarit dhe ASH-së është treguar zemërgjerë. E gjitha kjo, sipas Ibrahimit, është me qëllim që të kemi mundësi për të bashkëpunuar edhe për zgjedhjet lokale. “ Nuk e di a është term i saktë dhe a është e […] The post Zeqirija Ibrahimi: VLEN-i është treguar zemërgjerë me Aleancën për Shqiptarët appeared first on InfoShqip.com.

Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se VLEN-i me ofertën e fundit ndaj Arben Taravarit dhe ASH-së është treguar zemërgjerë.
E gjitha kjo, sipas Ibrahimit, është me qëllim që të kemi mundësi për të bashkëpunuar
edhe për zgjedhjet lokale.
“ Nuk e di a është term i saktë dhe a është e drejtë të përdorim terma të tillë në kontekst të bashkëpunimit brenda VLEN-it. Unë do të kisha thënë që ne në VLEN kemi dashur dhe jemi të angazhuar edhe aktualisht të gjejmë zgjidhje me të cilën të gjitha partitë që e përbëjnë VLEN-in të mund të ndjehen mirë të përfaqësuara dhe ta ruajmë frymën e kohezionit të koalicionit dhe të shkojmë së bashku në zgjedhje. Për shkak se tek Aleanca për Shqiptarët ka pasur hezitime gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe presione të brendshme të strukturave, pjesa tjetër e VLEN-it është treguar më zemërgjerë në kuptim të asaj që në termat që ju i përdorët i bie që të kemi lëshuar pe që të mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe për zgjedhjet lokale” , deklaroi midis tjerash Ibrahimi.
The post Zeqirija Ibrahimi: VLEN-i është treguar zemërgjerë me Aleancën për Shqiptarët appeared first on