“Zëri ynë nuk ndalet”, sërish protestë më 19 prill kundër vendimi të ZRRE-së për shtrejntimin e rrymës
Grupi “Asnjë cent më shumë”, kanë organizuar sërish protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të argumentuara nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë
Grupi “Asnjë cent më shumë”, kanë organizuar sërish protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të argumentuara nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Kërkesat kryesore të protestës janë:
Shfuqizimi i vendimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike; Shkarkimi i Bordit të ZRRE-së nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.“Ky nuk është vetëm një reagim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Kjo është një thirrje kundër gjithë barrës ekonomike që po u vendoset qytetarëve, ndërsa çmimet e produkteve dhe shërbimeve po bëhen të papërballueshme për shumëkënd,” thuhet në deklaratën e organizatorëve.