Zëri zbulon kancerin/ Aplikacioni me inteligjencë artificiale, tregon tumorin në mushkëri

Shkencëtarët në Turqi kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të zbuluar kancerin e mushkërive në një faze të hershme duke përdorur vetëm zërin e pacientit të dyshuar. I udhëhequr nga Dr. Haydar Ankishan nga Instituti i Qelizave Staminale në Universitetin e Ankarasë, me kontribute nga shkencëtarë nga disiplina të shumta, aplikacioni [...]Read More...

Zëri zbulon kancerin/ Aplikacioni me inteligjencë artificiale, tregon tumorin në mushkëri

Shkencëtarët në Turqi kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të zbuluar kancerin e mushkërive në një faze të hershme duke përdorur vetëm zërin e pacientit të dyshuar.

I udhëhequr nga Dr. Haydar Ankishan nga Instituti i Qelizave Staminale në Universitetin e Ankarasë, me kontribute nga shkencëtarë nga disiplina të shumta, aplikacioni synon diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive, i cili shpesh identifikohet vetëm në fazat më të avancuara.

“Në studimin tonë, ne morën në konsideratë strukturën e zërit, strukturën anatomike të mushkërive dhe sistemin e qarkullimit të gjakut dhe propozuam që zëri mund të ofrojë informacion në lidhje me kancerin e mushkërive. Ne e ndoqëm këtë ide”, tha Ankishan, duke folur për gazetarët.

Ai tha se pas pothuajse një vit e gjysmë pune kanë arritur “rezultate premtuese”.

“Ne kemi zbuluar se kanceri i mushkërive, veçanërisht në fazat e para, mund të diagnostikohet në një fazë të hershme me një shkallë saktësie prej 90 për qind”, tha ai.

Dr. Bülent Mustafa Yenigün (Bylent Mustafa Jenigun) , i cili jep mësim në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Ankarasë dhe është pjesë e ekipit të kërkimit, theksoi se faktori më kritik në trajtimin e kancerit të mushkërive është zbulimi i hershëm. “Ne e bëmë studimin tonë me një grup të përbërë nga 50 pacientë dhe 50 individë të shëndetshëm. Pacientet folen për dy minuta me aplikacionin ne menyre qe ai te mund te ruante zerin dhe ta studionte ate.” tha ai.

Duke theksuar se të gjitha regjistrimet u bënë dhe u analizuan në kushte identike, ai tha se “aplikacioni ynë zbulon ndryshimet në zë dhe lëshon një paralajmërim se mund të ketë kancer patologjik të mushkërive”. Saktësia prej 90% në diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive konsiderohet një zbulim premtues, megjithatë shkencëtarët në Turqi kanë deklaruar se do të vijojnë punën për të saktësuar aplikacionin e tyre./abcnews.al