Zëvendësi i Trump “zbut” BE/ JD Vance takon Von der Leyen e Kallas: Trump kujdeset për Europën

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u takua me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, teksa marrëdhëniet mes dy prej fuqive tregtare janë te tensionuara. Vance takoi Von der Leyen dhe nënpresidenten e Komisionit Kaja Kallas në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Paris. Zëvendëspresidenti tha se administrata e Donald Trump e ka [...]Read More...

Zëvendësi i Trump “zbut” BE/ JD Vance takon Von der Leyen e Kallas: Trump kujdeset për Europën

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u takua me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, teksa marrëdhëniet mes dy prej fuqive tregtare janë te tensionuara.

Vance takoi Von der Leyen dhe nënpresidenten e Komisionit Kaja Kallas në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Paris.

Zëvendëspresidenti tha se administrata e Donald Trump e ka bërë të qartë se kujdeset shumë për Europën dhe sheh shumë marrëdhënie ekonomike që janë për t’u ndërtuar.

Ai shtoi se SHBA është e angazhuar në një partneritet sigurie që është i mirë për të dyja palët.

Ndërkohë Von der Leyen tha se i pëlqeu optimizmi me të cilin Vance foli për inteligjencën artificiale në samitin që po mbahet në Paris.

Shefja e Komisionit Europian theksoi se marrëdhëniet transatlantike janë të thella dhe të forta dhe duhen parë me optimizëm.

Më vonë në një postim në platformën X, Von der Leyen falënderoi Vance për bisedën mbi sfidat e përbashkëta që kanë dy vendet dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimin me presidentin amerikan.

Takimi vjen pasi Donald Trump njoftoi tarifa të reja prej 25% për çelikun dhe aluminin e huaj, që u dënuan nga blloku.

As Vance dhe as Von der Leyen, nuk i adresuan drejtëpërdrejt tarufat në komentet e tyre të shkurtra për gazetarët.

/ abcnews.al