Foda zgjedh 23 futbollistët për duelin me Irlandën, katër lojtarë mbesin në tribuna

Foda zgjedh 23 futbollistët për duelin me Irlandën, katër lojtarë mbesin në tribuna

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar në UEFA listën përfundimtare të futbollistëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga futbollistët e grumbulluar, jashtë 23-shes për këtë përballje kanë mbetur Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Vesel Demaku.

Të katër futbollistët nuk do të jenë të përfshirë në skuadrën që mund të aktivizohet në këtë takim, andaj ndeshjen do ta ndjekin nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kosova sonte përballet me Republikën e Irlandës në Prishtinë, në ndeshjen hapëse të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Përballja është e veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për ndeshjen e parë zyrtare mes Kosovës dhe Irlandës.

Takimi mes “Dardanëve” dhe irlandezëve zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova do të kërkojë ta nisë me rezultat pozitiv këtë cikël.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.