Zgjedhjet ‘izolojnë’ Ekuadorin/ Presidenti mbyll kufijtë e vendit dhe rrit praninë ushtarake në porte

Në prag të zgjedhjeve të së dielës, Ekuadori ka ndërmarrë masa ekstreme për mbarëvajtjen e procesit. Presidenti Daniel Noboa njoftoi se kufijtë e Ekuadorit do të mbyllen nga e shtuna deri të hënën, si dhe  do të rritet prania ushtarake në kufij dhe porte. Ky vendim vjen para zgjedhjeve presidenciale të dielën, ku Noboa do [...]Read More...

Zgjedhjet ‘izolojnë’ Ekuadorin/ Presidenti mbyll kufijtë e vendit dhe rrit praninë ushtarake në porte

Në prag të zgjedhjeve të së dielës, Ekuadori ka ndërmarrë masa ekstreme për mbarëvajtjen e procesit.

Presidenti Daniel Noboa njoftoi se kufijtë e Ekuadorit do të mbyllen nga e shtuna deri të hënën, si dhe  do të rritet prania ushtarake në kufij dhe porte.

Ky vendim vjen para zgjedhjeve presidenciale të dielën, ku Noboa do të përballet me 15 kundërshtarë.

Presidenti deklaroi se mbyllja e kufijve është përgjigje ndaj “përpjekjeve të grupeve të armatosura për të destabilizuar vendin.”

/ abcnews.al