Zgjedhjet janë afruar, KQZ thotë se përgatitjet po vazhdojnë intensivisht

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përgatitjet për këtë ditë po vazhdojnë intensivisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të jenë në ballë të organizimit të zgjedhjeve. “Ky

Zgjedhjet janë afruar, KQZ thotë se përgatitjet po vazhdojnë intensivisht

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përgatitjet për këtë ditë po vazhdojnë intensivisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të jenë në ballë të organizimit të zgjedhjeve.

“Ky program siguron që çdo person i angazhuar të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë ligjore gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor: nga hapja e qendrave të votimit deri te numërimi i votave që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët”, thuhet në ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së.