Zgjedhjet në Bjellorusi, BE paralajmëron sanksione

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi presidenti Alexander Lukashenko dukej i sigurt se do të shënonte fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994. “Zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta,” tha shefja e politikës së jashtme të BE Kaja [...]Read More...

Zgjedhjet në Bjellorusi, BE paralajmëron sanksione

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi presidenti Alexander Lukashenko dukej i sigurt se do të shënonte fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994.

“Zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta,” tha shefja e politikës së jashtme të BE Kaja Kallas në një deklaratë të përbashkët me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos.

“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thuhet në deklaratë.

Ata i kërkuan qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin Minsk./abcnews.al