Zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko pritet të marrë mandatin e shtatë

Bjellorusët votojnë këtë të dielë në zgjedhjet që pritet t’i japin Aleksander Lukashenkos, një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të vendit. Fitorja e pritshme në zgjedhjet e fundit, do t’i japë Lukashenkos, që Perëndimi e cilëson si diktator, një mandat të shtatë. Presidenti i Bjellorusisë është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, madje e [...]Read More...

Zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko pritet të marrë mandatin e shtatë

Bjellorusët votojnë këtë të dielë në zgjedhjet që pritet t’i japin Aleksander Lukashenkos, një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të vendit.

Fitorja e pritshme në zgjedhjet e fundit, do t’i japë Lukashenkos, që Perëndimi e cilëson si diktator, një mandat të shtatë.

Presidenti i Bjellorusisë është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, madje e ka ofruar vendin e tij si pikënisje për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022 dhe ka rënë dakord që vitin e ardhshëm të lejojë Moskën të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta sepse mediat e pavarura janë të ndaluara në Bjellorusi dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës janë burgosur ose janë detyruar të ikin jashtë vendit.

Udhëheqësja e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya tha se Lukashenko ishte duke projektuar rizgjedhjen e tij si pjesë e një “rituali për diktatorët”.

Presidenti i ish-republikës sovjetike thotë se janë njerëzit që kanë zgjedhur ta mbajnë atë në pushtet që nga viti 1994. Ai u zotua në një tubim të premten për të dhënë drejtësi, siguri dhe shumë mundësi.

Ai përballet me katër kandidatë të tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk ka ngritur ndonjë sfidë apo kritikë serioze. Një total prej 6.9 milionë njerëz u regjistruan për të hedhur votat e tyre.

Lukashenko përdori aparatin e tij të sigurisë për të shtypur demonstratat kundër tij, duke arrestuar dhjetëra mijëra njerëz, megjithatë ai mohon se ka të burgosur politikë./abcnews.al