Zgjedhjet në Gjermani forcojnë euron/ Pas deklaratave të Merz, arrin nivelin më të lartë në dy muaj
Euro u ngjit në mbi 1.05 kundrejt dollarit amerikan më e larta në dy muaj pas zgjedhjeve të mbajtura në Gjermani ku është në avantazh Friedrich Merz. Po ashtu edhe tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar një forcim gjatë së hënës ndërsa presin që rezultati i zgjedhjeve në Gjermani të çojë në një koalicion të [...]Read More...

Euro u ngjit në mbi 1.05 kundrejt dollarit amerikan më e larta në dy muaj pas zgjedhjeve të mbajtura në Gjermani ku është në avantazh Friedrich Merz.
Po ashtu edhe tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar një forcim gjatë së hënës ndërsa presin që rezultati i zgjedhjeve në Gjermani të çojë në një koalicion të favorshëm partiak që përshpejton reformën ekonomike dhe sjell një ndryshim thelbësor në ekonominë më të madhe të Evropës.
Qeveria e re do të duhet gjithashtu të adresojë kërcënimet tarifore të presidentit amerikan Donald Trump dhe thirrjet e tij për Gjermaninë që të rrisë shpenzimet e mbrojtjes.
Si euro ashtu edhe tregjet gjermane të aksioneve ka të ngjarë të shohin një vrull pozitiv sipas shumë analistëve pasi qeveria e re pritet të krijojë kushtet që ekonomia e Gjermanisë të tërheqë më shumë fonde investimi në vend.
Euro nisi të rimëkembet kundrejt dollarit amerikan ndërsa kishte rënë në pak më shumë se 1.02 – më e ulëta që nga nëntori 2022 – kur Donald Trump njoftoi grupin e tij të parë të planeve tarifore, duke përfshirë tarifat 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një taksë 10% për mallrat kineze. Pavarësisht mungesës së kostove të drejtpërdrejta të eksportit për Bashkimin Evropian, këto tarifa ndikojnë ndjeshëm në bizneset evropiane, të cilat janë gjerësisht të ekspozuara ndaj tregtisë globale.
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr për dy vjet radhazi në vitin 2024, duke luftuar me rritjen e çmimeve të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Ndërkohë, kufizimet e shpenzimeve qeveritare çuan në tkurrjen e investimeve dhe zgjerimin e kufizuar ushtarak, duke e bërë ish-fuqinë ekonomike të Evropës të ngec.
Ndërsa rezultati përfundimtar do të varet nga negociatat ndërpartiake, një koalicion qeveritar i formuar nga CDU/CSU dhe SPD, së cilës mund t’i bashkohet një palë e tretë, të Gjelbërit pritet të hapë rrugën për reformim “frenimit të borxhit” të Gjermanisë, një rregull fiskal i miratuar në 2009 që kufizon huamarrjen e qeverisë duke kufizuar deficitin buxhetor në 0.35% të produktit të brendshëm bruto (GDP) të vendit./abcnews.al