Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë

Tashmë dihet se për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit shqiptarët me banim jashtë vendit do të mund të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare, përcjell albinfo.ch. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e 245,808 zarfeve me fletët e votimit, të cilat do të nisen drejt votuesve shqiptarë në diasporë në 85 […] The post Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë

Tashmë dihet se për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit shqiptarët me banim jashtë vendit do të mund të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare, përcjell albinfo.ch.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e 245,808 zarfeve me fletët e votimit, të cilat do të nisen drejt votuesve shqiptarë në diasporë në 85 shtete të botës.

Procesi i dërgimit të zarfeve ka nisur dhe do të vazhdojë deri më 17 prill, me qëllim që të sigurohet mbërritja në kohë e materialeve zgjedhore tek votuesit e regjistruar nga jashtë.

Përpunimi dhe paketimi i materialeve zgjedhore po realizohet te Parku Olimpik në Tiranë ku administrata e KQZ është organizuar në grupe pune, të cilat po ndjekin me përpikmëri çdo hap të procesit.

Fillimisht bëhet verifikimi i fletëve të votimit dhe më pas ato vulosen nga KQZ për t’u dhënë fuqinë juridike. Më pas, çdo fletë vendoset në një zarf të posaçëm, së bashku me materialet shoqëruese dhe dorëzohet te kompania postare që do ta dërgojë në adresën e qytetarëve të regjistruar.

Zarfeve u është kushtuar rëndësi maksimale në aspektin e sigurisë dhe korrektësisë, ndërsa shpërndarja po bëhet në përputhje me qarqet zgjedhore ku janë regjistruar votuesit nga diaspora.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mundësuar ndjekjen live të gjithë procesit të përgatitjes dhe paketimit të fletëve të votimit përmes kanalit zyrtar të KQZ në Facebook, duke rritur transparencën dhe besueshmërinë e këtij procesi historik.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në jetën demokratike të vendit, duke i dhënë mundësi mijëra qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

The post Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë appeared first on Albinfo.