Zgjedhjet në Shqipëri, sa është interesimi nga diaspora për të votuar
Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri The post Zgjedhjet në Shqipëri, sa është interesimi nga diaspora për të votuar appeared first on Albinfo.

Kanë kaluar më shumë se dy ditë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë.
Nga aplikimet e bëra, 1024 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 72.13% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.
Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.
The post Zgjedhjet në Shqipëri, sa është interesimi nga diaspora për të votuar appeared first on Albinfo.