Zgjerohet pista e hetimeve – gjendet vetura tjetër e grabitësve në Veternik, kishte municion në të

Një grabitje me armë ka ndodhur paraditen e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik. Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Çaste më vonë, policia gjeti furgonin e djegur të grabitësve, në Hajvali. Me të djegur furgonin në Hajvali, të dyshuarit janë distancuar larg Prishtinës me

Zgjerohet pista e hetimeve – gjendet vetura tjetër e grabitësve në Veternik, kishte municion në të

Një grabitje me armë ka ndodhur paraditen e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.

Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Çaste më vonë, policia gjeti furgonin e djegur të grabitësve, në Hajvali.

Me të djegur furgonin në Hajvali, të dyshuarit janë distancuar larg Prishtinës me një tjetër veturë.

Pas hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, vetura e tipit “Volkswagen” u gjet në Llapjesellë të Graçanicës, e parkuar pranë një kompleksi banesor.