Zgjidhen problematikat për marrëveshjen e pengjeve, pritet miratimi nga kabineti izraelit

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet të premten për t’i dhënë miratimin përfundimtar marrëveshjes për armëpushim me Hamasin në Gaza dhe për lirimin e pengjeve. Një marrëveshje armëpushimi që do t’i jepte fund luftës 15-mujore në Gaza u njoftua të mërkurën në mbrëmje pas muajsh negociatash midis Izraelit dhe grupit militant palestinez që [...]Read More...

Zgjidhen problematikat për marrëveshjen e pengjeve, pritet miratimi nga kabineti izraelit

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet të premten për t’i dhënë miratimin përfundimtar marrëveshjes për armëpushim me Hamasin në Gaza dhe për lirimin e pengjeve.

Një marrëveshje armëpushimi që do t’i jepte fund luftës 15-mujore në Gaza u njoftua të mërkurën në mbrëmje pas muajsh negociatash midis Izraelit dhe grupit militant palestinez që kontrollon enklavën. Por të enjten, kur qeveria izraelite pritej të votonte për paktin, Netanyahu tha se kishte probleme të minutës së fundit për të cilat ai fajësoi Hamasin, por për të cilat grupi militant mohoi përgjegjësinë.

Megjithatë, në orët e para të ditës së sotme, zyra e Netanyahut tha se miratimi i marrëveshjes – që synon të ndalojë një luftë të shkaktuar nga sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi, ku u vranë 1200 njerëz në Izraelin jugor dhe rreth 250 njerëz u morën peng – ishte i pashmangshëm.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu u informua nga ekipi negociator se janë arritur dakordësuar për një marrëveshje për lirimin e pengjeve”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Netanyahu tha se do të mblidhte sot kabinetin e tij të sigurisë dhe më pas qeverinë për të miratuar marrëveshjen./abcnews.al