Zjarri mbi Selcë të Tetovës kalon dy kilometra vijë zjarri, zjarrfikësit dhe PK bëjnë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Zjarri mbi Selcë të Tetovës kalon dy kilometra vijë zjarri, zjarrfikësit dhe PK bëjnë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore appeare Përmes konferencës për shtyp në Komunën e Tetovës, komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit të Tetovës bëri apel dhe lutje deri te institucionet shtetërore që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit mbi Selcë, i cili vazhdon tashmë për të pestën ditë. Sipas komandantit Avni Ameti, automjetet zjarrfikëse nuk mund të shkojnë në pyllin mbi Selcë, ndërsa […] The post Zjarri mbi Selcë të Tetovës kalon dy kilometra vijë zjarri, zjarrfikësit dhe PK bëjnë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore appeared first on INA ONLINE.

Zjarri mbi Selcë të Tetovës kalon dy kilometra vijë zjarri, zjarrfikësit dhe PK bëjnë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore

The post d first on INA ONLINE.Zjarri mbi Selcë të Tetovës kalon dy kilometra vijë zjarri, zjarrfikësit dhe PK bëjnë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore appeare

Përmes konferencës për shtyp në Komunën e Tetovës, komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit të Tetovës bëri apel dhe lutje deri te institucionet shtetërore që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit mbi Selcë, i cili vazhdon tashmë për të pestën ditë. Sipas komandantit Avni Ameti, automjetet zjarrfikëse nuk mund të shkojnë në pyllin mbi Selcë, ndërsa njësiti i tij mund të ketë qasje në të vetëm me automjete të terenit xhipa dhe për këtë arsye nevojitet ndihmë.

“Po mundohemi me të gjitha forcat për ta vënë nën kontroll, por terreni është i vështirë për zjarrfikësit për të arritur zjarrin. Kjo pjesë e malit është nën kompetencën e PK “Mali Sharr” dhe ato janë të parët që duhet të dalin në terren dhe të lokalizojnë zjarrin. Dje pata një telefonatë, na kërkuan t’i ndihmonim. Kemi dalë në terren dhe kemi shuar zjarrin deri në orën 21:00 dhe sot në mëngjes në orën 07:00 jemi lartë sërish dhe kemi vazhduar shuarjen bashkë me punëtorët e Parkut Kombëtar. Fatkeqësisht, institucionet e tjera nuk janë përfshirë dhe nuk e di pse. I kërkoj të gjithëve të përfshihen në shuarjen e zjarrit që të përballemi me këtë fatkeqësi që na ka ndodhur. Dëmet nga zjarri janë shumë të mëdha sepse po djeg një pyll cilësor, tha Avni Ameti, komandant i njësitit kundër zjarrit nga Tetova.

Komandanti thekson se zjarret e shpeshta shkaktohen nga njerëzit dhe kjo duhet të ndalet.

“Arsyeja dihet, është njeriu. Bujqit djegin kashta dhe një erë e vogël, zjarri përhapet. Shkak i këtij zjarri të madh afër fshatit Selcë është njeriu, nuk ka arsye tjetër për të krijuar një zjarr kaq të madh”, thekson Ameti.

Që nga mëngjesi i sotëm, katër zjarrfikëse janë duke luftuar ,e zjarrin. Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” thonë se ka persona nga vendi i tyre që po e shuajnë zjarrin, por problemi është se linja e zjarrit është e gjatë.

“Vija e zjarrit është zgjeruar rreth dy deri në tre kilometra. Livadhet, pyjet e ahut digjen, biodiversiteti po shkatërrohet, sepse po vuajnë insektet dhe kafshët, apeloj që të përfshihen institucionet që janë të trajnuar për shuarjen e zjarrit, nëse është e nevojshme edhe policia dhe ushtria. Sipërfaqja është e madhe mbi 100 hektarë. Në orët e pasdites era intensifikohet dhe zjarri mund të jetë më i fortë”, tha Ibrahim Dehari, drejtor i PK “Mali Sharr”.

Edhe sot, si dje ujë mbi zjarrin hedhë një helikopter i policisë.

The post Zjarri mbi Selcë të Tetovës kalon dy kilometra vijë zjarri, zjarrfikësit dhe PK bëjnë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Zjarri Tetov Komun Zjarrit Sipas Ameti Sharr Parkut Fatkeq Tetova Komandanti Arsyeja Bujqit Shkak Parku Livadhet Ibrahim Dehari

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Zjarri Tetov Komun Zjarrit Sipas Ameti Sharr Parkut Fatkeq Tetova Komandanti Arsyeja Bujqit Shkak Parku Livadhet Ibrahim Dehari

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online