Zotimi i Haradinajt në Rahovec: Anëtarësim në NATO – s’do të ketë pagë mesatare nën 1000 euro
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim me qytetarët e Rahovecit. Haradinaj tha se me ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci do të bëhet zonë strategjike, teksa premtoi se zgjerimi i rrugës Rahovec-Malishevë, ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë janë disa nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim me qytetarët e Rahovecit.
Haradinaj tha se me ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci do të bëhet zonë strategjike, teksa premtoi se zgjerimi i rrugës Rahovec-Malishevë, ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë janë disa nga projektet që do të nisin në fillim të mandatit të tyre,
“Me Ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci shndërrohet në zonë strategjike. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Komasacion dhe ndërtimi i Liqenit Akumulues në Zhdrellë do të revolucionarizojnë bujqësinë”.
“Zgjerimi i sistemit të ujitjes nga Liqeni i Dukagjinit do t’i japë energji të re prodhimit vendor. Kemi planifikuar trefishimin e subvencioneve për bujqësi. Grante pa kthim për bizneset e reja të të rinjve”, shkroi Haradinaj.
Më tej, ai premtoi se pagat mesatare do e kalojnë shumën prej 1 mijë eurove, ndërsa pensionet do të jenë 500 euro, përfshirë edhe ato të veteranëve.
“Duke e rritur prodhimin vendor të energjisë, do të sigurojmë energji elektrike pa ndërprerje dhe me çmim 20% më të ulët. Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, e çdo student do të ketë bursë”.
“Me anëtarësimin direkt në NATO dhe aleancën e përhershme me Amerikën, Kosova hyn në një epokë të re të zhvillimit dhe prosperitetit”, tha ai.