Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve
Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të ksenofobisë në vend që nga viti 2020. Sipas raportit “Diversiteti dhe bashkëjetesa në Zvicër 2024”, ndonëse shumica e zviceranëve janë në kontakt të shpeshtë me të huajt, rreth një e treta e tyre nuk ndihen mirë në praninë e […] The post Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve appeared first on Albinfo.

Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të ksenofobisë në vend që nga viti 2020. Sipas raportit “Diversiteti dhe bashkëjetesa në Zvicër 2024”, ndonëse shumica e zviceranëve janë në kontakt të shpeshtë me të huajt, rreth një e treta e tyre nuk ndihen mirë në praninë e tyre. Për më tepër, 26.5% e emigrantëve raportojnë se kanë përjetuar ksenofobi, një rritje nga 19.8% një dekadë më parë, shkruan The Local.
Një faktor që mund të ndikojë në këtë fenomen është rritja e popullsisë së huaj dhe fushatat politike kundër emigracionit, veçanërisht nga Partia Popullore Zvicerane (SVP). Kjo parti ka propozuar masa si kufizimi i imigracionit kur popullsia kalon 9.5 milionë banorë dhe një ‘taksë imigrimi’ për të huajt që duan të vendosen në Zvicër.
Megjithatë, studimi sjell edhe lajme pozitive: shumica e zviceranëve mbështesin të drejtat e emigrantëve për bashkim familjar (65%), natyralizim (54.5%) dhe pjesëmarrje politike (49%). Përkundër rritjes së ksenofobisë, raporti thekson se hapja ndaj diversitetit mbetet e fortë në shoqërinë zvicerane, përcjell albinfo.
The post Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve appeared first on Albinfo.