Zvicër: Njerëzit shpenzojnë më pak, ulet tregtia me pakicë
Blerja online, nga ana tjetër, mbetet shumë e popullarizuar, duke raportuar një rritje prej 3.5% The post Zvicër: Njerëzit shpenzojnë më pak, ulet tregtia me pakicë appeared first on Albinfo.

Qarkullimi i shitjes me pakicë po vuan në Zvicër: njerëzit po shpenzojnë më pak për artikuj jo ushqimorë, sipas vlerësimeve të publikuara sot nga instituti i kërkimit të tregut GfK.
Në përgjithësi, shitjet në vitin 2024 u ulën me 0.2% krahasuar me vitin e kaluar, sipas kompanisë me qendër në Rotkreuz (ZG), e cila publikon vlerësimin e saj periodik, transmeton albinfo.ch.
Forca shtytëse e blerjeve në periudhën – e cila u ndikua edhe nga inflacioni në masën 1.1% – ishte sektori ushqimor, i cili shënoi +1.3%.
Nga ana tjetër, segmenti joushqimor ka shënuar rënie të ndjeshme, duke rënë me -2.6%.
Morali i konsumatorit mbetet i ulët, duke rezultuar në ngurrim të vazhdueshëm për të shpenzuar”, komentuan specialistët e Gfk. “Në disa sektorë, shitjet e të Premtes së Zezë dhe të Krishtlindjeve kanë qenë pozitive, por nuk kanë mundur të kompensojnë humbjet e muajve të kaluar”. Blerja online, nga ana tjetër, mbetet shumë e popullarizuar, duke raportuar një rritje prej 3.5%.
The post Zvicër: Njerëzit shpenzojnë më pak, ulet tregtia me pakicë appeared first on Albinfo.