Zvicër: Pasuritë e paluajtshme janë mundësi “popullore” për pastrimin e parave
Industria e pasurive të paluajtshme në Zvicër është një vend veçanërisht i popullarizuar për kriminelët që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre të paligjshme, sipas avokatit dhe ekspertit të pastrimit të parave Fabian Teichmann. “Po të isha kriminel, do të investoja në patundshmëri në Zvicër”, vuri në dukje ai. Kjo për shkak se tregu zviceran […] The post Zvicër: Pasuritë e paluajtshme janë mundësi “popullore” për pastrimin e parave appeared first on Albinfo.

Industria e pasurive të paluajtshme në Zvicër është një vend veçanërisht i popullarizuar për kriminelët që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre të paligjshme, sipas avokatit dhe ekspertit të pastrimit të parave Fabian Teichmann.
“Po të isha kriminel, do të investoja në patundshmëri në Zvicër”, vuri në dukje ai.
Kjo për shkak se tregu zviceran i pronave është “i njohur ndërkombëtarisht si i sigurt, i qëndrueshëm dhe tërheqës për investime afatgjata”, transmeton albinfo.ch.
Është e pamundur të thuhet saktësisht se sa para derdhen në pasuri të paluajtshme zvicerane çdo vit.
Vlerësimet janë të pakta dhe shifra të besueshme nuk ekzistojnë.
“Problemi është numri i lartë i rasteve të paraportuara,” tha Teichmann, shkruan thelocal. “Logjikisht, ata që pastrojnë paratë me sukses nuk do të kapen. Por një gjë është e qartë: “Pastrimi i parave përbën një pjesë të konsiderueshme të tregut të pasurive të paluajtshme”.
“Nëse oferta mbetet e njëjtë, çmimet e blerjes në mënyrë të pashmangshme do të rriten – dhe përfundimisht, edhe qiratë do të rriten,” tha ai.
The post Zvicër: Pasuritë e paluajtshme janë mundësi “popullore” për pastrimin e parave appeared first on Albinfo.