Zvicër: Propozohet rritja e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të

Zvicër: Propozohet rritja e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të

Një aleancë e përbërë nga partitë SP, Qendra, të Gjelbrit, EVP-ja dhe sindikatat në Zvicër po kërkon miratimin e rritjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për të siguruar financimin afatgjatë të pensionit të 13-të.

Propozimi parasheh rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 8.1 në 8.5 për qind, ose me 0.4 pikë përqindjeje. Ushqimet, barnat, gazetat dhe produktet e higjienës, të cilat tatohen me normë të reduktuar, nuk do të preken nga kjo rritje.

Përfaqësuesit e aleancës argumentojnë se kjo masë është e domosdoshme për të garantuar stabilitetin financiar të Sigurimit të Pleqërisë dhe të Mbijetuarve (AHV) dhe për të siguruar pagesën e pensioneve. Sipas tyre, refuzimi i propozimit mund të rrezikojë rezervat e fondit.

Në anën tjetër, partitë FDP dhe SVP kundërshtojnë rritjen e barrës tatimore.

Propozimi vjen pas votimit të vitit 2024, kur qytetarët zviceranë miratuan futjen e pensionit të 13-të. Për rritjen e TVSH-së, qytetarët do të votojnë më 29 nëntor 2026.

The post Zvicër: Propozohet rritja e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.