Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një rënie të lehtë në muajin shkurt, krahasuar me muajin paraürak, janarin. Norma ka regjistruar një rënie me 0,1 pikë përqindje në 2,9 për qind krahasuar me janarin, ka njoftuar të enjten Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike Seco. Nëse i hiqen specifikat e punësimit sezonal, shkalla e papunësisë […] The post Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë appeared first on Albinfo.

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një rënie të lehtë në muajin shkurt, krahasuar me muajin paraürak, janarin. Norma ka regjistruar një rënie me 0,1 pikë përqindje në 2,9 për qind krahasuar me janarin, ka njoftuar të enjten Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike Seco.
Nëse i hiqen specifikat e punësimit sezonal, shkalla e papunësisë në vend ka mbetur e njëjtë, përkatësisht 2.7 për qind. Siç dihet, luhatjet sezonale mund të ndryshojnë normat e papunësisë në disa degë të ekonomisë si ndërtimtaria dhe restorantet.
Një vit më parë, në shkurt të vitit 2024, shkalla e papunësisë ishte 2.4 për qind, më e ulët se në shkurt të këtij viti.
Marrë në përgjithësi shkalla e papunësisë në dy muajt e parë të vitit 2025 është duke shënuar një rritje në krahasim me atë të vitit 2024 kur papunësia kishte shënuar një shkallë rekorde të ulët.
The post Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë appeared first on Albinfo.