Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë

Bujqësia zvicerane do të marrë nga buxheti i shtetit rreth 14.2 miliardë franga gjatë katër viteve të ardhshme. The post Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë appeared first on Albinfo.

Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë

Ndryshe nga debatet që janë zhvilluar kohëve të fundit, Parlamenti Zviceran nuk dëshiron të bëjë asnjë shkurtim në bujqësi në katër vitet e ardhshme.

Pas Dhomës Nacionale, edhe Dhoma  eKantoneve ka vendosur gjithashtu në favor të rritjes së burimeve financiare për bujqësinë me rreth 360 milionë franga plus, në periudhën midis vitit 2026 dhe 2029.

Kështu, bujqësia zvicerane do të marrë nga buxheti i shtetit rreth 14.2 miliardë franga gjatë katër viteve të ardhshme. Kjo shumë është e njëjtë si në periudhën nga viti 2022 deri në 2025, shkruan srf.ch.

Këshilli Federal donte të ulë kontributet me 1.6 për qind në krahasim me aato aktuale. Sipas tij, bujqësia gjithashtu duhej të bënte kursime për të lehtësuar barrën mbi financat federale.

The post Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë appeared first on Albinfo.