Zvicër: Vaksinat anti-Covid në vlerë milionëshe përfunduan pa u përdorur

Fushata më e madhe e vaksinimit në historinë e Zvicrës, e zhvilluar për të luftuar pandeminë e koronavirusit, përfundoi me shifra të habitshme. Sipas të dhënave të reja nga Administrata Federale e Financave, vetëm një pjesë e vogël e vaksinave të blera u përdor nga popullsia – pjesa tjetër përfundoi në mbeturina ose u dhurua […] The post Zvicër: Vaksinat anti-Covid në vlerë milionëshe përfunduan pa u përdorur appeared first on Albinfo.

Zvicër: Vaksinat anti-Covid në vlerë milionëshe përfunduan pa u përdorur

Fushata më e madhe e vaksinimit në historinë e Zvicrës, e zhvilluar për të luftuar pandeminë e koronavirusit, përfundoi me shifra të habitshme. Sipas të dhënave të reja nga Administrata Federale e Financave, vetëm një pjesë e vogël e vaksinave të blera u përdor nga popullsia – pjesa tjetër përfundoi në mbeturina ose u dhurua jashtë vendit, shkruan 20minuten.

Nga viti 2020 deri në 2023, Zvicra bleu furnizime mjekësore të lidhura me COVID-19 në vlerë 2,282 milionë franga zvicerane, ku pjesën më të madhe e zënë vaksinat. Megjithatë, vetëm vaksina në vlerë 567 milionë CHF u përdorën brenda vendit – që përbën rreth një të katërtën e totalit, pwrcjell albinfo.ch.

Vaksina në vlerë 268 milionë CHF u dërguan jashtë vendit si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare të solidaritetit. Ndërkohë, materiali i mbetur, me një vlerë marramendëse prej 1,447 milionë CHF, duhej të “fshihej” – shumica e tij përfundoi në plehra për shkak të skadimit të afateve të përdorimit.

“90 për qind e fshirjeve i atribuohen vaksinave që duhej të hidheshin pas datës së skadencës,” tha zëdhënësi i Administratës Federale të Financave, Michael Girod, për SonntagsZeitung. Kjo përfaqëson mbi 1.3 miliardë franga zvicerane të harxhuara për vaksina që nuk u përdorën kurrë.

Zyra Federale e Shëndetit Publik, e cila kishte përgjegjësinë për prokurimin e vaksinave, e justifikoi situatën me presionin e madh të kohës gjatë pandemisë. Në një kohë kur bota po përballej me pasiguri të mëdha dhe kërkesa të jashtëzakonshme për vaksina, autoritetet u detyruan të siguronin sasi të mëdha për të garantuar akses për popullsinë, shkruan 20minuten.

Megjithëse fushata e vaksinimit shpëtoi jetë dhe ndihmoi në rikthimin e normalitetit, kjo analizë financiare ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e burimeve publike në kohë krizash dhe rëndësinë e balancimit midis përgatitjes dhe eficiencës, transmeton albinfo.ch.

The post Zvicër: Vaksinat anti-Covid në vlerë milionëshe përfunduan pa u përdorur appeared first on Albinfo.