Zvicra me projektet e saj ndihmon sektorin e kujdesit shëndetësor të Kosovës

Zvicra mbështet partneritetet strategjike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që nxisin përmirësime në sektorin e kujdesit shëndetësor të Kosovës. Diskutimet produktive me Federatën Ndërkombëtare të Spitaleve me seli në Gjenevë zbuluan rrugë premtuese për të rritur kapacitetet menaxheriale dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar […] The post Zvicra me projektet e saj ndihmon sektorin e kujdesit shëndetësor të Kosovës appeared first on Albinfo.

Zvicra me projektet e saj ndihmon sektorin e kujdesit shëndetësor të Kosovës

Zvicra mbështet partneritetet strategjike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që nxisin përmirësime në sektorin e kujdesit shëndetësor të Kosovës.

Diskutimet produktive me Federatën Ndërkombëtare të Spitaleve me seli në Gjenevë zbuluan rrugë premtuese për të rritur kapacitetet menaxheriale dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës.

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Spitaleve dhe institucioneve ndërkombëtare të shëndetësisë, me fokus në avancimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimin në fushën e trajnimit dhe menaxhimit shëndetësor.

Në këtë takim morën pjesë, z. Ronald Lavater, Kryeshefi Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Spitaleve, znj. Merita Stavileci dhe z. Peter Sidler nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, përfaqësuesja e Swiss TPH Dr. Jana Gerold dhe përfaqësues të projektit IHS, Dr. Lia Tavadze, Dr. Ilir Mecini dhe Linda Baleta. Nga SHSKUK, të pranishëm ishin Drejtori Ekzekutiv, z. Elvir Azizi, Kryesuesi i Bordit Drejtues, z. Dren Boshnjaku, drejtorë të klinikave të QKUK-së dhe stafi mbështetës.

Gjatë takimit, drejtuesit e SHSKUK theksuan rëndësinë e rritjes së kapaciteteve menaxheriale përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare. Po ashtu, ata shprehën mirënjohje për organizatën IHS për mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore publike në Kosovë.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimeve strategjike për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve spitalore në vend dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim profesional në menaxhimin shëndetësor.

SHSKUK, mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët e Kosovës.

The post Zvicra me projektet e saj ndihmon sektorin e kujdesit shëndetësor të Kosovës appeared first on Albinfo.