Zvicra në nëntë ndeshje pa fitore, rekordi më negativ në 40 vjetët e fundit

Zvicra nuk ka fituar prej 29 qershorit të vitit të kaluar kur e eliminoi Italinë në një të tetën e finales në “Euro 2024” The post Zvicra në nëntë ndeshje pa fitore, rekordi më negativ në 40 vjetët e fundit appeared first on Albinfo.

Zvicra në nëntë ndeshje pa fitore, rekordi më negativ në 40 vjetët e fundit

Në ndeshjen e fundit, Zvicra barazoi 1:1 me Irlandën e Veriut në ndeshjen që u zhvillua në “Windsor Park” në Belfast, ndërsa nuk ishte Granit Xhaka e as disa lojtarë tjerë të rëndësishëm, përcjell albinfo.ch.

Andi Zeqiri luajti te Zvicra prej minutës së 59-të, kurse Albian Hajdari mbeti në bankën rezervë.

Isaac Price kaloi në epërsi Irlandën e Veriut në minutën e 16-të. Për 1:1 shënoi Vincent Sierro në minutën e 29-të.

Mediumet zvicerane kanë qenë kritikuese për mënyrën e lojës që e zhvilloi Zvicra, ndërsa kanë përmendur edhe rekordin më negativ në 40 vjetët e fundit për helvetikët.

Zvicra nuk ka fituar prej 29 qershorit të vitit të kaluar kur e eliminoi Italinë në një të tetën e finales në “Euro 2024”.

Më pas ka pësuar pesë humbje e ka barazuar në tri ndeshje tjera.

Të premten ndeshja me Irlandën e Veriut ishte miqësore.

Para 40 vjetëve, Zvicra kishte nëntë ndeshje pa fitore.

The post Zvicra në nëntë ndeshje pa fitore, rekordi më negativ në 40 vjetët e fundit appeared first on Albinfo.