Lutjet u dëgjuan, Papa lë spitalin/ Kthehet në Vatikan, mjekët: Duhet dy muaj rikuperim
Për herë të parë pas pesë javësh Papa Françesku u shfaq para besimtarëve, i përshendeti dhe u dha bekimin e tij. Me një pamje të dobët dhe të brishtë, 88 vjeçari doli në ballkonin e spitalit Gemelli në një karrige me rrota, teksa përmbyll një betejë të gjatë dhe të mundimshme që i rrezikoi edhe [...]Read More...

Për herë të parë pas pesë javësh Papa Françesku u shfaq para besimtarëve, i përshendeti dhe u dha bekimin e tij.
Me një pamje të dobët dhe të brishtë, 88 vjeçari doli në ballkonin e spitalit Gemelli në një karrige me rrota, teksa përmbyll një betejë të gjatë dhe të mundimshme që i rrezikoi edhe jetën.
Papa foli shumë shkurtimisht dhe falenderoi në veçanti një grua me lule të verdha në turmë. Pasi bëri një shenjë të kryqit, ai hyri sërish brenda.
Turma shpërtheu në thirrjet e emrit të tij dhe “Rroftë Papa”.
Pasi la spitalin ai u nis për ne selinë e shenjtë në Vatikan, I shoqëruar nga forca të shumta sigurie.
Sipas mjekëve Bergolios se do t’i duhen të paktën dy muaj pushim në Vatikan që të rikuperohet plotësisht.
Gjatë pesë javëve të fundit, ai pati dy episode të rënda gjatë të cilave jeta e tij ishte në rrezik.
Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent. Ati I shenjtë nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.
Papa Françesku është prej 12 vjetësh udhëheqës i Kishës Katolike Romake.
Ai ka vuajtur një sërë problemesh shëndetësore gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë heqjen e një pjese të mushkërive të tij në moshën 21-vjeçare, gjë që e ka bërë më të prirur ndaj infeksioneve./abcenws.al