Gjyqtarja kosovare Remzije Istrefi – Peci fiton çmimin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Profesoresha e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe njëherazi gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi – Peci, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar çmimin prestigjioz për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ky çmim u nda në Samitin Global mbi Kushtetutshmërinë, i organizuar nga Universiteti i Texasit në Austin, Shtetet e […] The post Gjyqtarja kosovare Remzije Istrefi – Peci fiton çmimin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut appeared first on Albinfo.

Gjyqtarja kosovare Remzije Istrefi – Peci fiton çmimin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Profesoresha e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe njëherazi gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi – Peci, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar çmimin prestigjioz për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ky çmim u nda në Samitin Global mbi Kushtetutshmërinë, i organizuar nga Universiteti i Texasit në Austin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky çmim e nderon kontributin e jashtëzakonshëm të saj në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së demokracisë, duke e bërë atë një figurë të njohur dhe të respektuar ndërkombëtarisht, shkruan albinfo.ch.

Me përkushtimin e saj ndaj parimeve të drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut, ajo ka shërbyer si një model për shumë gra shqiptare dhe është një frymëzim për vajzat e reja që synojnë të arrijnë majat në fushën e ligjit dhe drejtësisë.

 

 

The post Gjyqtarja kosovare Remzije Istrefi – Peci fiton çmimin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut appeared first on Albinfo.