Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
"Me një doktoraturë nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), 27 vjeçarja, Anda Skeja konsiderohet një talent i jashtëzakonshëm" The post Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm” appeared first on Albinfo.

Në moshën 17-vjeçare Anda Skeja zgjidhte probleme matematikore në nivel universitar dhe në moshën 27-vjeçare ka doktoruar në EPFL. Rruga e kosovares deri në këtë shkallë ishte mjaft jokonvencionale. Dhe kjo rrugë e kurorëzuar me sukses ka bërë që mediat zvicerane t`i kushtojnë asaj një artikull, shkruan albinfo.ch
Anda Skeja e dinte qysh herët se donte të bëhej matematikane – e frymëzuar nga babai i saj, i cili në fëmijëri i jepte enigma matematikore për të zgjidhur
Në moshën 17-vjeçare, ajo tashmë po zgjidhte probleme matematike të nivelit universitar dhe më vonë u diplomua duke qenë më e mira e klasës së saj në Stamboll, duke marrë edhe një diplomë të dytë në ekonomi, shkruan 20minuten.ch.
Pa kaluar fare shkallën master, ajo aplikoi menjëherë për një program doktorature në EPFL në Lozanë – dhe u pranua me një bursë.
albinfo.ch ka zhvilluar muaj më parë një intervistë me Anda Skejën, ku ajo ka shpalosur rrëfimin e saj impresionues jetësor. (https://www.albinfo.ch/anda-skeja-e-vetmja-shqiptare-ne-programin-e-doktorates-per-matematike-ne-epfl/).
“Gjithmonë e kam ditur se kam dashur të bëhem shkencëtare”, thotë Anda Skeja (27 vjeçe). Dhe jo çfarëdo shkencëtare: e reja kosovare donte të hulumtonte në botën e matematikës. “Babai im, një profesor universiteti, më jepte enigma matematikore si fëmijë – më pëlqente shumë”.
Në moshën 17-vjeçare, ajo kalonte kohën e saj të lirë duke zgjidhur probleme matematikore të nivelit universitar. Dhjetë vjet më vonë, kjo ëndërr e saj është bërë realitet: me një doktoraturë nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), Skeja konsiderohet një talent i jashtëzakonshëm.
Më e mira e vitit në Bachelor
Në vitin 2011, Kosova mori pjesë për herë të parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Skeja ishte në shkollën e mesme në atë kohë dhe tashmë kishte punuar intensivisht në problemet sfiduese të matematikës, përfshirë ato nga Olimpiada. Por për të nuk bëhej fjalë për të marrë pjesë: “Në atë kohë nuk kishte kurse përgatitore për të në vendlindjen time”, thotë ajo. Anda ishte gjithashtu tashmë në mes të përgatitjes për provimet pranuese në universitet – qëllimi i saj asokohe, aktual.
Skeja kreu diplomën bachelor në matematikë në “Istanbul Teknik Üniversitesi” në Turqi duke dalë e para e klasës së saj dhe në të njëjtën kohë fitoi një diplomë të dyfishtë për ekonomi. Edhe më parë, e kishte të qartë se dëshironte të ndiqte një karrierë akademike, prandaj vendosi të anashkalonte masterin. “Nuk pashë asnjë arsye për të vonuar përfshirjen time në kërkime të vërteta matematikore.”, transmeton albinfo.ch.
EPFL në Lozanë ra menjëherë në sy si një institucion udhëheqës global në këtë fushë. “Nuk isha e sigurt nëse do të funksiononte, por vërtet doja të provoja.” Më në fund, ajo vendosi gjithçka në një kartë: “Kam aplikuar vetëm në EPFL”. Dhe rreziku u shpërblye: ajo jo vetëm që u pranua, por mori edhe “Bursën e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane”. “Për mua, kjo nuk nënkuptonte vetëm mbështetje financiare, por edhe mundësinë për t’u lidhur me bursistët e tjerë.”
EPFL: “Studentë veçanërisht të talentuar mund të pranohen drejtpërdrejt në programin e doktoraturës”
Të pyetur nga gazetam në EPFL konfirmojnë se, në raste të jashtëzakonshme, studentë veçanërisht të talentuar mund të pranohen drejtpërdrejt në programin e doktoraturës. Kusht paraprak është një diplomë bachelor katër ose pesë vjeçare dhe gatishmëria për të përmbushur kriteret shtesë në vitin e parë.
Skeja tani punon si studiuese postdoktorale në Universitetin Uppsala në Suedi, ku fokusi i saj kryesor është në kërkime shkencore. Por ajo aktualisht është kthyer në EPFL për dy muaj si pjesë e një qëndrimi kërkimor. “Unë e dua Zvicrën – dhe burri im gjithashtu jeton këtu. Ai aktualisht është duke përfunduar trajnimin e tij të specializuar në Inselspital, në Bernë.”
Kjo është një arsye tjetër pse ajo do të donte të vendosej përgjithmonë në Zvicër, por në botën akademike shpeshherë është e vështirë të parashikohen mundësitë, përcjell albinfo.ch. “Për mua, gjëja më e rëndësishme është të përfshihem në kërkime të rëndësishme – dhe të bëj më shumë femra të interesuara për matematikën.”
Kjo është arsyeja pse ajo është e përfshirë në mënyrë aktive si mentore për studentët në ish universitetin e saj. Ende ka një stigmë të lidhur me matematikën se ajo është shumë abstrakte dhe shumë e vështirë. Përkundrazi, “matematika është e bukur dhe një mjet i fuqishëm për të kuptuar më mirë botën”, thotë ajo
The post Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm” appeared first on Albinfo.