Zvicra u refuzon “azilin” gjithnjë e më shumë refugjateve ukrainas

Refugjatët duhet të dëshmojnë se kanë jetuar në Ukrainë gjatë pushtimit rus dhe nuk kanë marrë mbrojtje në asnjë vend tjetër evropian The post Zvicra u refuzon “azilin” gjithnjë e më shumë refugjateve ukrainas appeared first on Albinfo.

Zvicra u refuzon “azilin” gjithnjë e më shumë refugjateve ukrainas

Zvicra po refuzon gjithnjë e më shumë kërkesat nga refugjatët ukrainas për statusin e mbrojtjes “S”. Shkalla e ndarjes së këtij statusi aktualisht është 87 për qind, krahasuar me pothuajse 99 për qind në vitin 2022, transmeton albinfo.ch. Procedurat janë bërë më të komplikuara dhe tani zgjasin mesatarisht 80 ditë.

Refugjatët duhet të dëshmojnë se kanë jetuar në Ukrainë gjatë pushtimit rus dhe nuk kanë marrë mbrojtje në asnjë vend tjetër evropian, shkruan “SonntagsZeitung”.

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka konfirmuar për gazetën se pas gati tre vitesh është bërë më i vështirë verifikimi i një informacioni të tillë. “Në rast dyshimi, statusi i mbrojtjes (“S”) duhet të jepet” ka kërkuar Dieter Wüthrich, zëdhënës i Kishës së Reformuar Ungjillore të Zvicrës (Heks).

Zvicra po merr një qasje më kufizuese sesa vendet përreth evropiane dhe po i dërgon refugjatët në vendet ku tashmë u është dhënë mbrojtje, vazhdon “SonntagsZeitung”.

The post Zvicra u refuzon “azilin” gjithnjë e më shumë refugjateve ukrainas appeared first on Albinfo.