ZYRTARE & BOMBA E MERCATOS: Rabiot vishet kuqezi – rikthehet te Allegri
AC Milan ka konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme transferimin e mesfushorit francez Adrien Rabiot nga Olympique Marseille, me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028, me opsion për një vit shtesë. Pas muajsh spekulimesh dhe dëshirës së hapur nga Massimiliano Allegri, më në fund kuqezinjtë kanë arritur të mbyllin një marrëveshje që deri para […]

AC Milan ka konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme transferimin e mesfushorit francez Adrien Rabiot nga Olympique Marseille, me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028, me opsion për një vit shtesë.
Pas muajsh spekulimesh dhe dëshirës së hapur nga Massimiliano Allegri, më në fund kuqezinjtë kanë arritur të mbyllin një marrëveshje që deri para pak ditësh dukej e pamundur. Rabiot ka qenë një nga lojtarët më të preferuar të Allegrit gjatë kohës së tij te Juventus, dhe rikthimi i bashkëpunimit të tyre tani te Milan pritet të sjellë përfitime të mëdha për ekipin, përcjell ORAinfo.
Si u arrit marrëveshja?
Burime pranë klubit konfirmojnë se një problematikë në dhomën e zhveshjes te Marseille ka hapur rrugën për largimin e Rabiot, duke e bërë të realizueshëm një transferim që më parë ishte thuajse i papërfytyrueshëm.
Pas intensifikimit të bisedimeve gjatë fundjavës, Fabrizio Romano njoftoi se marrëveshja është arritur për një shifër prej 10 milionë euro, ndërsa lojtari ka kryer vizitat mjekësore në Francë, në prani të përfaqësuesve të Milanit. /ORAinfo/