Zyrtare: LDK kandidon Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan, raporton FrontOnline. Arbër Ismajli nuk është emër i panjohur për qytetarët e Gjilanit, pasi ai ka shërbyer si

Zyrtare: LDK kandidon Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan, raporton FrontOnline.

Arbër Ismajli nuk është emër i panjohur për qytetarët e Gjilanit, pasi ai ka shërbyer si nënkryetar i komunës në kohën kur Lutfi Haziri drejtonte këtë komunë. Me këtë vendim, LDK synon të rikthejë udhëheqjen në një nga bastionet e saj tradicionale, duke i besuar kandidaturën një figure me përvojë në qeverisjen lokale.

Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa gara për Gjilanin tashmë ka nisur të marrë formë.