Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare
Karin Keller-Sutter dhe Guy Parmelin, të shoqëruar nga tre sekretarë të shtetit, janë në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur reduktimin e barrierave tregtare. The post Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare appeared first on Albinfo.

Presidentja Karin Keller-Sutter dhe Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin mbërritën në Uashington të mërkurën për të bindur administratën amerikane të heqë tarifat prej 31 përqind – dukshëm më të larta se ato të vendosura ndaj Bashkimit Evropian (10 përqind) – që Donald Trump kishte vendosur mbi eksportet zvicerane në fillim të prillit, përpara se t’i pezullonte përkohësisht ato, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës treditore, delegacioni zviceran do të nxjerrë në pah investimet e konsiderueshme të Zvicrës në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë 50 miliardë dollarë të zotuar së fundmi nga gjigandi farmaceutik Roche, i cili do të krijojë 12,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara, përveç 23 miliardë dollarëve të caktuar nga Novartis për tregun amerikan.
The post Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare appeared first on Albinfo.