Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Çështjet e Jashtme dhe Diasporën të Republikës së Kenias, ka pritur në takim ambasadën e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic. Serbia nuk ka mundur ta pranojë faktin se Kenia ka pranuar Kosovën si shtet, dhe ka dërguar ambasadoren që të shkojë në
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Çështjet e Jashtme dhe Diasporën të Republikës së Kenias, ka pritur në takim ambasadën e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic.
Serbia nuk ka mundur ta pranojë faktin se Kenia ka pranuar Kosovën si shtet, dhe ka dërguar ambasadoren që të shkojë në institucionet e shtetit afrikan për të protestuar kundër vendimit.
Vetë zyrtari i lartë i Kenias tregoi për protestën e ambasadores serbe.
Ai thotë se Kenia vlerëson partneritetin me Serbinë, duke besuar në thellim të bashkëpunimit përkundër vendimit për ta njohur Kosovën si shtet.
“Sot prita Ambasadorja e Serbisë në Kenia, Danijela Cubrilo Martic, e cila ka protestuar për qëndrimin e Kenias për Kosovën. Kenia vlerëson partneritetin e saj diplomatik me Serbinë dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit për prosperitet të përbashkët”, ka thënë ai.
Kenia e ka njohur zyrtarisht Kosovën në një ceremoni ku mori pjëse edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli – lobuesi i kësaj njohjeje.
Today, I hosted H.E. Ms. @DanijelaCubril3, Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Serbia to Kenya, during her courtesy call to protest on Kenya’s position on Kosovo.
Kenya values its diplomatic partnership with Serbia and remains committed to deepening…
— Musalia W Mudavadi (@MusaliaMudavadi) March 27, 2025