Zyrtarja policore në Gjakovë suspendohet në ditën kur mbushi 20 vite jetë

Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sot janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm. Zyrtarët dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që […]

Zyrtarja policore në Gjakovë suspendohet në ditën kur mbushi 20 vite jetë

Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sot janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm.

Zyrtarët dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.

Njëra nga tre të arrestuarit është edhe zyrtarja policore, Rozana Nokaj.

E njëjta është arrestuar në ditën që përkon me ditëlindjen e saj.

Rozana sot ka mbushur 20 vite jetë dhe kjo datë do të mbahet mend gjatë në jetën e saj.