Home / 2018 / December / 04

Daily Archives: December 4, 2018

Fansat i kërkojnë vetëvrasjen, Ariana Grande mbron ish-të fejuarin

Këngëtarja Ariana Grande ka një mesazh për fansat që ngacmojnë Pete Davidson duke i kërkuar vetëvrasjen. Ajo ka reaguar pas postimit të ish-të fejuarit të saj, i cili tregoi publikisht bullizmin që përjetoi në rrjete sociale. “E di që e dini këtë, por ndjej se duhet t’u kujtoj fansave të mi që të jenë më të butë e të sjellshëm me të tjerët. Më intereson shumë Pete dhe shëndeti i tij. Po ju kërkoj, ju lutem të jeni më të butë me të tjerët edhe në internet. Kam mësuar nga gabimet e mia për të reaguar në rrjete sociale, prandaj unë e kuptoj, por ju nuk e dini çfarë përjetojnë të tjerët, pavarësisht asaj që shfaqet në rrjete sociale apo publik”, shkruajti ajo. Ndër të tjera, Ariana tregoi se do ketë gjithmonë dashuri për Pete. Të hënën, Pete bëri një postim në Instagram ku tregonte se është ngacmuar shumë gjatë 9 muajve të fundit, por nuk arrin ta kuptojë përse njerëzit po merren kaq shumë me të. The post Fansat i kërkojnë vetëvrasjen, Ariana Grande mbron ish-të fejuarin appeared first..

Read More »

VIDEO/ Beyonce surprizon bashkëshortin e saj Jay Z

Të gjithë e njohin dashurinë mes çiftit të famshëm të showbizit, Beyonce dhe Jay Z. Ata janë përfolur shumë për lidhjen e tyre të fortë dhe të gjatë. Madje së fundi ata kanë qenër në vëmendje, për shkak të një turi të gjatë koncertesh në botë, ku kanë perfomormuar së bashku. Kësaj here ata kanë qenë në Afrikën e Jugut, pasi kanë marrë pjesë në një koncert bamirësie. Beyonce ka gjetur mundësinë k t’i këndojë bashkëshortit të saj duke e uruar për ditëlindjen e tij të 49 dhe njëkohësisht duke e suprizuar atë. Çifti në fjalë ka 3 fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë. J.K. The post VIDEO/ Beyonce surprizon bashkëshortin e saj Jay Z appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuqicit: Transformimi i FSK-së në Ushtri është i pandalshëm

Formimi i Ushtrisë së Kosovës mbetet një ndër temat më aktuale. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqic, lidhur me deklaratat e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Hoxhaj ka thënë se transformimi në Ushtri është i pandalshëm. “Narrativi i rrejshëm i Vuqicit për të krijuar frikë në Ballkan është i gabuar dhe i rrezikshëm. Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është proces i pandalshëm. Kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon vjen nga militarizimi i Serbisë me arsenal rus”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Twiter.

Read More »

Aksident në Veternik, ja sa persona mbetën të lënduar

Aksidentet në trafik janë shtuar shumë kohëve të fundit. Një aksident mes tri veturave dhe kamioni ka ndodhur para pak çastesh në autostradën ‘Fushë Kosovë-Vernik’, përkatësisht në hyrje të Prishtinës. Një dëshmitar për Indeksonline ka dërguar pamje nga vendi, ku shihet aksidenti në fjalë. Pos dëmeve materiale nuk dihet për gjendjen e të lënduarve. Në këto fotografi shihet edhe autoambulanca e cila ka ardhur për të ofruar ndihmë mjekësore të aksidentuarve. Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e gjatë e veturave të cilat ka që një orë që janë bllokuar.

Read More »

Veseli ka një kërkesë për opozitën

Veseli i bën thirrje opozitës t’i bashkohet ekipit dialogues me Serbinë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë. Ai ka bërë të ditur se seanca e thirrur nga opozita për liberalizimin e vizave do të mbahet me fillim prej orës 20:00, shkruan lajmi.net. Veseli ka folur edhe për vizitën e tij në SHBA, për të cilën ka thënë se çdo vizitë në këtë shtet është pozitive. Ai e ka cilësuar SHBA-në si njërin ndër aleatët kryesorë të Kosovës në anëtarësimin Euro-atlantik. “Do të shkojë në vizitë në SHBA, cdo vizitë e cdo personaliteti është pozitive. Aleati ynë kryesorë janë SHBA-të. Kam takime në Uashington dhe Nju Jork. Takime do të kemi edhe në shtetin e IOWA-s, shtet me të cilin kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme”, ka thënë ai. Veseli ka folur edhe për mundësinë që kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti të jetë në krye të delegacionit për dialog bashkë me Fatmir Limajn. “Unë ka muaj që thërras për konsensus, po e përsëris kët..

Read More »

Milan merr lajmin e madh

Milan së bashku me Chelsen dhe Liverpoolin kanë marrë një lajm të madh. Duket se Aaron Ramsy nuk do të jetë pjesë e Arsenalit në sezonin e ardhshëm përcjell ORAinfo. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, foli para shtypit në prag të përplasjes së Premier League të Topçinjëve me Manchester Unitedin, i cili ballafaqon Emery kundër Mourinhos për herë të parë në Angli. Duke folur në konferencën e tij, Emery përsëriti se nuk ka marrëveshje të re në horizont për futbollin që po e kërkojnë me ngulm Chelsea, Milanin dhe Liverpoolin , Aaron Ramsey. “Kjo bisedë nuk është për ne sot apo për mua. Është një situatë që u mbyll një ose dy muaj më parë. Tani për tani gjëja më e rëndësishme është qeshja, ai ka angazhimin, sjelljen dhe shfaqjet. Kjo është më e mira për të dhe për ne “, ka deklaruar Unai. Kjo do t’i ketë vënë të tre klubet në gatishmëri t pasi ata duan ta rrëmbejnë Ramsey në atë që do të ishte një nënshkrim i rëndësishëm. Mbetet për tu parë se cili ekip do të dalë triumfues./ORAinfo/

Read More »

Këkohet shtyrja e seancës ku do të diskuatohet dështimi i Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

Ka dështuar edhe një seancë në Kuvendin e Kosovës. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në sekretariatin e Kuvendit një kërkesë të re për seancën e cila dështoi të mbahet ashtu siç ishte planifikuar sot, pas dyshimeve për falsifikim të dy nënshkrimeve të Ilir Dedës e Mimoza Kusarit. Seanca është kërkuar që të mbahet sonte në orën 20:00. “Pas pengimit te mbajtjes se seancës se kerkuar nga opozita, u dorëzua kërkesa e re për seance sonte ne orën 20”, ka shkruar Hoti. Në këtë seancë do të diskutohet për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Glauk Konjufca ndërkohë ka thënë se me dy nënshkrimet e deputetëve, Deda e Kusari-Lila, është bërë një gabim teknik. Por këtë deputetët e pozitës po e quajnë si vepër penale.

Read More »

‘Çudit’ Tuna, bën këtë veprim kaq të dëmshëm për shëndetin e saj

Tuna si duket po e shijon çdo moment në këto muajt e fundit. Ajo po i jeton ditët e saj më të mira si në jetën private ashtu edhe në atë muzikore. Edhe pse pati një shkëputje prej pak vitesh, në të cilat ajo u mor me lindjen e djalit të saj dhe me rritjen e tij, Tuna tani është kthyer shumë fuqishëm në skenën shqiptare, përcjell ORAinfo. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia është shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdmisht poston fotografi e video të jetës së saj. E sot, ajo ka postuar një fotografi, ku shihet me cigare në dorë, edhe pse ajo mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin e saj./ORAinfo/

Read More »

E keni parë shtëpinë e Anitës dhe Ramushit, kaq luksoze është ajo

Ramush Haradinaj është politikani shqiptar nga Deqani e që aktualisht ushtron profesionin e Kryeministrit të Kosovës. E Anita Haradinaj është gruaja e tij dhe që është moderatore e njohur nga të gjithë, shkruan ORAinfo Ata janë të martuar që disa vite dhe kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Anita edhe pse është shumë e angazhuar në profesionin e saj, është shumë aktive në rrjete sociale dhe nuk heziton të postojë fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj. Sot, ajo ka postuar një fotografi nga një kënd i shtëpisë së saj, me aq sa shohim, na e jep përshtypjen e një shtëpie tejet luksoze./ORAinfo/

Read More »

Përgatituni, po ndodh shkëmbimi më i madh në botën e futbollit

Sipas asaj që është raportuar nga shtypi anglez, PSG po konsideron një shkëmbim lojtarësh me Manchester Unitedin për të parë që Paul Pogba të kthehet në vendin e tij dhe mesfushori italian Marco Verratti të shkojë në anën tjetër përcjell ORAinfo. Pogba po kalon nëpër një krizë në Manchester United dhe mediat e huaja zbulonë se koha e tij në Angli është drejt përfundimit. Të dy Barcelona dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar në nënshkrimin e francezit, por PSG mund të nënshkruajë marrëveshjen me përdorimin e Verrattit një hap shumë i mirë drejt finalizimi të këtij shkëmbimi të madh./ORAinfo/

Read More »