Home / 2019 / January / 08

Daily Archives: January 8, 2019

Besiktas po e transferon dështakun e Milanit

Gjigantët turk Besiktas thuhet se kanë kontaktuar me Milanin për të arritur në nënshkrimin e Alen Haliloviç përcjell ORAinfo. Haliloviç u bashkua me Milanin në një transferim të lirë nga Hamburg pasi kontrata e tij në Bundesliga u ndërpre para transferimit. Por që nga ardhja e tij, gjërat nuk kanë funksionuar mirë për kroatët. Sky Italia deklaron se Besiktas ka kontaktuar për të nënshkruar mesfushorin sulmues, i cili ka një kontratë në klub deri në verën e vitit 2021. Thuhet se pas takimit, Haliloviç doli nga dhoma e lumtur dhe ka optimizëm rreth marrëveshjes që ndoshta po kalon këtë muaj. Kroati është më afër një lëvizjeje në Turqi./ORAinfo/

Read More »

“Pas presionit ndërkombëtar taksa ndaj Serbisë do të hiqet”

Çështja e taksës kundër Serbisë, mbetet njëra ndër temat më të diskutuara. Analistët politikë thonë se taksa mund të shfrytëzohet për negociatat por ajo do të hiqet pas presionin ndërkombëtar. Jeta Krasniqi nga KDI tha se ka edhe raste të tjera të ngjashme që institucionet e Kosovës morën vendime në lidhje me Serbinë dhe që më pas u tërhoqën, prandaj edhe taksën e sheh si të tillë. “Nëse i lexojmë deklaratat e bashkëkryesuesve të Ekipi Negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë qoftë edhe për taksën. Pala serbe bashkë me BE-në si dhe Letra e Trump bëjnë thirrje që të hiqet taksa dhe çdo masë që e bllokon dialogun, prandaj mbetet të shihet se si do të shkojë ky proces”. “Ne kemi parë edhe më herët rastet të tilla. Vizita e Vuciqit në Ujman në fillim u bllokua por më pas nga presioni i BE-së iu dha leja që të hyjë”. Krasniqi në Zona B të Klan Kosovës tha se taksa është i vetmi mjet për t’i bërë presion Serbisë. “Përmes negociatave, të dyja palët po duan të ..

Read More »

Paisen me viza pune kroate, shpërngulje masive nga kjo komunë

Shumë të rinj ia kanë mësyer vendeve evopiane për të siguruar një jetë më të mirë. Dy autobusë me të rinj janë nisur rreth orës 21:30 nga Kamenica për në Kroaci. Siç raporton T7 këta të rinj janë të pajisur me viza pune. Një kompani nga ky qytet ka krijuar bashkëpunim me biznese të ndryshme në shtetin fqinj, të cilat po ofrojnë vende pune për të rinj nga ky qytet. Madje shumë kompani nga ky qytet thonë të kenë mbetur pa punëtorë pasi shumë të rinj po ia mësyjnë Kroacisë për një vend pune krahas edhe një pagese të majme. Qazim Jashari, qytetar i kësaj komune, thotë se tashmë disa anëtarë të familjes së tij ndodhen në Kroaci. ‘Dita ditës komuna jonë po zbrazet”, tha ai për T7. Ndërkohë, nga kjo komunë deri më tani thuhet të kenë ikur 800 të rinj.

Read More »

Yllka bën këtë ndryshim të ‘çuditshëm’, i lyen flokët të kuqe

Yllka Kuqi është këngëtarja nga Gjakova që mori vëmendjen e publiku që në daljen e parë në skenë. Ajo përveç me këngët dhe zërin e saj, në public u bë e njohur edhe me stilin dhe me pamjen e saj elegante, shkruan ORAinfo. Yllka në këta muajt e fundit ka qenë shumë aktive në shumë emisione festive që janë gjiruar për vit të Rid he gjithmonë ka ardhur me pamje të reja dhe më befasuese. E sot, duket se Yllka ka bërë një ndryshim shumë të madh në pamje duke I bërë kështu flokët e kuqe./ORAinfo/

Read More »

Gruaja e Sinanit vishet e rregullohet si ‘çikë e re’, do të befasoheni nga pamja e saj

Teuta Vllasaliu është gruaja e këngëtarit të njohur shqiptar Sinan Vllasaliut Ata janë martuar shumë vite më parë dhe nga kjo martesë kanë një vajzë. Krahas moshës së saj Teuta shquhet me stilin e saj të veçantë dhe pamjes përherë sit ë ishtë vajzë e re. E sot, ajo në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet e veshur dhee rregulluar si të ishtë vajzë e re, e që duket shumë bukur./ORAinfo/

Read More »

United po ia rrëmben yllin 90 milionësh të Juventusit

Manchester City dhe Manchester United janë të interesuar për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, raporton Tuttosport përcjell ORAinfo. Të dy klubet do të duhej të thyen rekordet e tyre të transferimit për të nënshkruar 25-vjeçarin, ndonëse Juventusi ishte i gatshëm të dëgjonte marrëveshje me vlerë më shumë se £ 90million. Thuhet se United, është skuadra favorite për ta marrë yllin argjentinas të cilin ka kohë që është duke e vëzhguar./ORAinfo/

Read More »

“Natën e Mirë” Solari, ky është trajneri i ri i Realit

Massimiliano Allegri është objektivi numër një i Real Madridit që do të marrë përsipër ekipin nga Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm, raporton El Chiringuito Tv përcjell ORAinfo. Kanali televiziv spanjoll thyen veprimin e Cristiano Ronaldos në Juventus verën e kaluar dhe është i njohur të jetë i besueshëm kur është fjala për raportimin e transferimit të lajmit për Casa Blanca. Sipas raportit, Florentino Perez beson se shefi i Tottenhamit ,Mauricio Pochettino është i paarritshëm dhe është i vendosur të marrë Allegrin në Bernabeu në verë. “Allegri kryeson listën e dëshirave të Florentino”, thotë gazetari Eduardo Inda. “Allegri bisedoi me Florentino verën e kaluar dhe presidenti i Real Madridit nuk mund heq nga mendja që prej asaj kohe”. Më parë verën e kaluar, trajneri italian zbuloi se ai hodhi poshtë një ofertë të Real Madridit kur Zidane dha dorëheqjen. Allegri ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester Unitedin dhe kontrata e tij me Juventusin skadon në vitin 2020. Sipas rapo..

Read More »

Tottenham-Chelsea, përfundon takimi me një rezultat të papritur

Tottenham Hotspur e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Chelsea në kuadër të EFL Cup. Skuadra nga Mauricio Pochettinos ka arritur të mposht 1:0 rivalët e Chelsea, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Wembley’, para 44 mijë tifozëve. Heroi i Tottenham në këtë ndeshje doli të jetë sulmuesi Harry Kane. Reprezentuesi anglez me ndihmën e VAR mori një penallti në minutën e 26’, të cilën e shndërroi në gol duke e mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga. Finalisti i kësaj përballje do të mësohet më 22 janar, kur Chelsea e pret në ‘Stamford Bridge’ Tottenhamin.

Read More »

Nga acari i madh humbin jetën 13 persona

Temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar në ditët e funit kanë sjellë kaos në gjithë Evropën. Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në incidente të shkaktuara nga stuhia e borës që goditi Evropën nga fundjava e kaluar. Shumica e viktimave, raportohet se kanë humbur jetën nga ortekët. Në Norvegji, kërkimi për katër skiatorë u pezullua për shkak të borës së madhe dhe shikimit të dobët, por konsiderohet se një suedeze (29 vjeçare) dhe tre finlandezë (29, 32 dhe 36 vjeçar), mund të kenë vdekur nga një ortek që goditi luginën pranë qytetit të Tromsoes. Mediat raportojnë se disa njerëz kanë humbur jetën nga ortekët në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Në Rumani është gjetur trupi i ngrirë i një mashkulli (67 vjeçar), i cili ishte në një parking në qytetin Slatina në jug të vendit, ku raportohet se aty temperaturat arrijnë deri në -24 gradë Celsius. Në Austri, qindra banorë janë bllokuar në shtëpi dhe po ashtu rrugët janë të bllokuara, ndërsa në disa pjesë nuk ka energji elektrike. Po ashtu..

Read More »

Pas padisë së VV-së, reagon ashpër qumështorja “Vita”

Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar Shpend Ahmetin për dallaveret e bëra në tenterin e furnizimit të qumështit. Qumështorja “Vita” ka reaguar ndaj kallzimit penal që ka dorëzuar sot Lëvizja Vetëvendosje ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me tenderin e qumështit që ju shpërndahet fëmijëve në shkolla. Në këtë kallëzim penal përmendet edhe qumështorja “Vita”, e cila përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj partie. Në njoftimin për media të kësaj kompanie” thuhet se, tenderi të cilit i referohen zyrtarët e VV-së, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë e tyre. Po ashtu “Vita”, padinë e LVV-së, e cilëson si kallëzim penal me motive politike. Ky është reagimi i plotë: “Qumështorja Vita”, njofton opinionin publik se do të ndërmarrë masat e duhura ligjore kundër shpifjeve të bëra nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Jemi njoftuar nga mediat që emri i kompanisë sonë përmendet në një k..

Read More »