Home / SHOWBIZ / Andrra shtatzënë, zbulohet foto me barkun e rrumbullakosur

Andrra shtatzënë, zbulohet foto me barkun e rrumbullakosur

Sinan Hoxha baba për herë të dytë?

Andrra dhe Sinani janë një nga çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Së fundmi, Sinani solli një projekt të ri muzikor, ku pjesë e videoklipit ishte edhe bashkëshortja e tij. Të dy ngjanin në formë perfekte dhe dukeshin më të lumtur se kurrë, edhe pas lindjes së djalit të tyre.

Ansi erdhi në jetë në vitin 2016, por me sa duket, çifti nuk ka ndërmend ta lërë me kaq numrin e anëtarëve të familjes.

Një foto e Andrrës me barkun e rrumbullakosur ka bërë që të lindin dyshimet.

Në foton e publikuar nga “Prive” Andrra shfaqet me motrën e saj dhe barku i duket paksa i fryrë.

“Prive” ka kontaktuar Sinanin, por pasi e ka parë mesazhin këngëtari nuk është përgjigjur ç’ka ka bërë që kjo heshtje të merret si konfirmim.

Andrra ka zbuluar më herët se fëmijën e dytë do ta donte vajzë.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Andrra shtatzënë, zbulohet foto me barkun e rrumbullakosur Andrra shtatzënë, zbulohet foto me barkun e rrumbullakosurRating: 4.8