Home / KOSOVA (page 20)

KOSOVA

KOSOVA News

Lajm i mirë për Kosovën

Aprovohet Rezoluta që bën thirrje për njohje të Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova pret që edhe 19 shtete anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ta njohin Kosovën. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media. “Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshendetur aprovimin me unanimitet të plotë të Rezolutës për Kosovën nga 57 shtetet anëtare të Organiztës për Bashkëpunim Islamik – OBI-it, në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi”, thuhet në komunikatë. “Mirënjohës OBI-it dhe shteteve anëtare për miratimin me unanimitet të Rezolutës, duke thirrur mbi shtetet e saj anëtare, që ta njohin Kosovën dhe mbështesin anëtarësimin e saj në Organizata Ndërkombëtare. Kosova do të vazhdojë angazhimin e saj me OBI-in dhe do të rris edhe më tej lidhjet”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli, p..

Read More »

Meta e Haradinaj bëhen bashkë, ja për çfarë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë takuar sot në Lezhë. Me këtë rast, Meta ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, përcjell ORAinfo. Postimi i plotë: Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët. /ORAinfo/

Read More »

Hoti thotë se qytetarët kanë frikë nga dialogu me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Por sipas tij, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu, siç thotë ai, frika vjen nga mungesa e besimit në lidershipin e Kosovës, përcjell ORAinfo. Ky është postimi i plotë: Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë. Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues. /ORAinfo/

Read More »

Thaçi merr një letër nga Joe Biden, ja çka i shkruan për marrëveshjën me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden. Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Biden përkrah një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë që çon në njohjen e Pavarësisë së Kosovës, përcjell ORAinfo. Sipas tij Kosova është e bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë. “Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Read More »

U quajt “ambasadore e Hashim Thaçit”, reagon Çitaku

Vlora Çitaku ka reaguar ndaj një deklarate që ka bërë Ramush Haradinaj. Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, është deklaruar pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha se ajo është ambasadore e Hashim Thaçit dhe jo e Kosovës. Shkrimi i plotë i Çitakut: Mirëdita nga Washingtoni, Sot në mëngjes u zgjova nën tingujt e qindra mesazheve që pandërprerë zhurmonin në telefonin tim. Thënë të drejtën u shqetësova pak. Kur jeton jashtë vendit dhe larg familjes, mendja gjithmonë të shkon tek më e keqja. Është tërësisht e pa-precedent që një Ambasadore në detyrë të kacafytet me Kryeministrin e vet. Sigurisht që unë nuk do të bëj asnjëhere diçka të tillë. Ne duhet të ndërtojmë kulturë të komunikimit institucional. Sigurisht, unë nuk jam e përkryer. Nuk ka fjalë që edhe unë kam të mangësi edhe si njeri e edhe si diplomate. Por asnjëherë, kurrë në jetën time, nuk kam punuar dhe nuk punoj kundër interesave të vendit dhe kombit tim. Tash e 20 vite jam e përfshirë ne jetën publi..

Read More »

Ideja e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nxitur debate të ashpra

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ideja e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje eventuale për arritjen e një marrëveshje juridikisht obliguese ndërmjet dy vendeve, e cila u nxor në pah që nga mesi i vitit të kaluar, ka nxitur debate te ashpra në Kosovë. Në opinion, kjo ide është parë në forma, opsione dhe koncepte të ndryshme, si korrigjim i kufirit, si ndarje e Kosovës dhe si shkëmbim i territoreve ndërmjet dy vendeve. Por, cilat janë dallimet ndërmjet këtyre koncepteve? Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dallimet ndërmjet këtyre tri koncepteve janë të thella dhe substanciale. Sipas tij, korrigjimi i kufirit është praktikë ndërkombëtare, e cila aplikohet në fazat finale të caktimit të kufirit, përkatësisht, demarkacionit dhe shënimit në terren të kufirit, në rastet kur ..

Read More »

Tara niset drejt Hagës, do të intervistohet si i dyshuar

Edhe një i dyshuar është nisur për në Gjykatën Speciale. Ismet Tara, i njohur si komandant ‘Hoxha’ është nisur për në Hagë pas ftesës së ardhur nga Specialja. Tara me prejardhje nga Rahoveci, është përcjellur nga qytetarët e kësaj komune, shkruan lajmi.net. Ata kishin dalur në numër jo të vogël ta përcjellnin atë para nisjes në Hagë. Ftesa nga Specialja për Tarën ka ardhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Read More »

Haradinaj takohet me Metën, ja çfarë u diskutua

Ramush Haradinaj, po zhvillon takime me liderë në Shqipëri. Kreyministri i Kosovës, Ramush Haradiaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Ky takim i tij me presidentin Meta, vjen pas një jave të ngjeshur e të tensionuar me deklarata për taksë e korrigjim kufijsh, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin thotë të ketë biseduar për temat e interesit kombëtar. “Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara. Bisedë e sinqertë me Presidentin Meta për temat e interesit kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Në Lezhë sot është mbajtur një aktivitet me rastin e 575 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Read More »

Vuqiç thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë larg

Duket se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është teper larg. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet nga Prishtina me akuza ndaj Millan Radojçiqit kanë dëshiruar ta dobësojnë mbrojtjen serbe në veri të Kosovës. Duke qenë mysafir në lajmet e RTS-së, Vuçiq tha se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është tepër larg. Sipas tij, faji nuk është i Serbisë, ndërsa potencoi mos formimin e Bashkësisë së Komunave serbe, aplikimin e taksës siç e quajti ai, anticivilizuese, vetëm për të dëmtuar serbët. Ai ka bërë të ditur se liderët shqiptarë, si dhe disa fuqi perendimore po konsiderojnë se vetëm Kosova e tërë mund të jetë e pavarur. “Dje morëm porosi nga Thaçi, se ndarja e Kosovës është e mundur vetëm pasi të shkelet mbi trupin e tij të vdekur. Po ashtu Thaçi tha se e ka larguar nga Kosova Millan Radojçiqin, funksionarin e Listës serbe”, ka thënë Vuçiq. Vuçiq theksoi se nuk ka fletarrest të kuq për Radojçiqin dhe se kanë thënë se e kanë përndjekur ngase duan që..

Read More »

Bashkimi i Luginës me Kosovën, ja kush po e përkrahë idenë e Thaçit

Ka kohë që po tentohet që të bashkohet Lugina me Kosovëm=n. Idesë së Presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të Kushtetutës në mënyrë që Lugina t’i bashkohet Kosovës, duket se do t’i japë përkrahje edhe partia e Kryeministrit Haradinaj. Por, në AAK thonë se bashkimi i Luginës më Kosovën duhet të bëhet pa u prekur as edhe një metër e territorit të Kosovës në këmbim. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ata janë pro bashkimit të Luginës më shtetin e Kosovës, por vetëm nëse kjo bëhet në mënyrë vullnetare dhe pa u prekur territori i vendit. Lekaj ka thënë se Kushtetuta e specifikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës të pacenueshëm, patjetërsueshëm dhe pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj, dhe se kjo duhet të respektohet. “Kushtetuta e specifikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës të pacenueshëm, patjetërsueshëm dhe pandashëm dh..

Read More »