Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së
Pas gati 4 orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike.
Sipas raportimeve të gazetares së Euronews, Enkeljda Mema, ka pasur disa të shoqëruar, ndërsa forcat e policisë, sipas saj, janë në kërkim të personave të maskuar, të cilët kanë kryer gjithashtu akte dhune.
Ndërkohë, protestuesit ndodhen në katër anët e Unazës, pasi pak minuta më parë janë tërhequr nga Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
The post Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.