Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizren

Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizren

22-vjeçari Argent Hodaj, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motorin katërrotësh (ATV) në fshatin Gjonaj të Prizrenit, do të varroset nesër.

Ceremonia e varrimit të të riut do të mbahet nesër, në drekë, në fshatin Gjonaj, ku familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Hodaj ndërroi jetë të premten, rreth orës 15:00, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi ATV-në dhe u rrëzua nga një lartësi.

Vdekja e tij u konstatua nga ekipi i Emergjencës në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet përkatëse.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.